Milan dhe Real shkëmbejnë futbollistë?

Milan dhe Real Madrid janë në negociata për shkëmbimin e mbrojtësit Mattia de Sciglio me mesfushorin Asier Illarramendi.

Sport

13/01/2015 15:24

Milan dhe Real Madrid janë në bisedime për të realizuar një shkëmbim të futbollistëve, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sipas “Calciomercatoweb.it”, drejtuesit e dy gjigantëve evropianë, janë në negociata për të shkëmbyer mbrojtësin, Mattia De Sciglio me mesfushorin Asier Illarramendi.

De Sciglio është objektiv i kahershëm i trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti, për të cilin ai raportohet se është i gatshëm të dërgojë Illarramendin në San Siro.

Mesfushori nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në Santiago Bernabeu dhe transferimi në Milan do t’i shërbente mundësi për ta ringjallur karrierën.