Milan dhe Inter pas Elmas

Garë e ashpër pritet për mesfushorin e skuadrës së Napoli, Eljif Elmas.

Sport

22/03/2022 11:38

Elmas ka bërë një sezon të shkëlqyer nën urdhrat e Luciano Spalletti, duke qenë një prej pikave kyçe në rotacionin e skuadrës së Napoli.

Paraqitjet e maqedonasit kanë tërhequr vëmendje edhe nga skuadrat më të mëdha evropiane. Dy prej tyre janë Milan dhe Inter.

Mediat italiane shkruajnë se do të ketë një ‘Derby della Madonnina’ në merkato, pasi Milan dhe Inter interesohen për Elmas, transmeton lajmi.net.

Të dy skuadrat kanë kërkuar informacione nga Napoli, lidhur me situatën e Elmas dhe po përgatiten për nga një ofertë.

Elmas ka kontratë valide me skuadrën e Napoli deri në vitin 2025. Negociatat me presidentin e Napoli nuk janë asnjëherë të lehta.

Milan ka një plan në mendje. Ata duan të ofrojnë edhe shërbimet e Ante Rebic, për kartonin e Elmas. /Lajmi.net/