Milan dhe Inter duan shërbimet e yllit holandez

Skuadra e Milan dhe ajo e Inter janë gati për një ballafaqim të fortë, jashtë fushave të blerta.

Sport

23/03/2019 22:21

Dy skuadrat rivale lokale janë duke kërkuar shërbimet e yllit të PSV Eindhoven, Steven Bergwijn, transmeton lajmi.net.

Pozita natyrale e holandezit është në krahun e majtë të sulmit, por ai mund të bëjë punë të mirë edhe në krahun e djathtë.

Milan po e sheh lojtarin si pjesa e vetme që po i mungon skuadrës, pasi nuk ka një anësor kualitativ në krahun e majtë.

Gara do të jetë e ashpër për lojtarin, me PSV Eindhoven që nuk diskuton asnjë ofertë nën 40 milionë euro. /Lajmi.net/