Milan, dështon përforcimi i madh (FOTO)

Gerard Deulofeu nuk do të largohet nga Everton.

Merkato

06/01/2017 11:22

Menaxheri i Evertonit, Ronald Koeman ka insistuar se Gerard Deulofeu nuk do të largohet nga klubi.

Ish mesfushori i Barcelonës spekulohej me transferim në Milan, kurse interesim për të ka shprehur edhe Roma.

Por, Koeman ka theksuar se Deulofeu do të mbetet në Goodison Park.

“Për momentin nuk mund të largohet, edhe për shkak të lëndimeve të Lennon dhe Bolasie”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk ekziston asnjë mundësi që Deulofeu të largohet, së paku për momentin. Jemi kontaktuar nga disa klube”, theksoi holandezi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.