Milan, dështon Martinez?
Milan mund të dështojë në transferimin e sulmuesit të Portos, Jackson Martinez, pasi Atletico Madrid ka ndërhyrë për blerjen e tij.
Sport
Milan mund ta humb sulmuesin e Portos, Jackson Martinez nga Atletico Madrid, raportojnë mediat spanjolle dhe portugeze.
Rossonerët thuhet se janë afër angazhimit të kolumbianit duke paguar 35 milionë euro për transferimin e tij.
Mirëpo, qarkullojnë njoftime se Atletico Madrid ka ndërhyrë dhe mund ta mposht Milanin në garë për blerjen e Martinezit.
Sipas të përditshmes portugeze “O Jogo” dhe spanjolle “AS”, Atletico është i angazhuar për transferimin e sulmuesit në Vicente Calderon.