Milan denoncon fyerjet raciste ndaj Bakayoko e Kessie

Skuadra e Milanos ka reaguar ndaj fyerjeve raciste drejtuar lojtarëve të tyre, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sport

25/04/2019 23:05

‘Rosonerët’ kanë ngritur çështjen tek instancat më të larta të futbollit italian, pas incidenteve në ndeshjen e së mërkurës, kundër Lazio.

Milano u eliminua nga kjo garë, por kjo nuk ishte më e keqja që i ndodhi skuadrës gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi ishin dy yjet e skuadrës, Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie që ishin viktima të fyerjeve raciste.

Skuadra e Milanos kanë insistuar se dy mesfushorët janë përballur me thirrjet ‘majmun’ gjatë ndeshjes në San Siro, të cilën e fituan mysafirët, transmeton lajmi.net.

Racizmi ka qenë një problem që është shfaqur shumë gjatë këtij edicioni, sidomos në Premierligë dhe Serie A.

Më parë ishte edhe ylli i Juventus, Moise Kean ai i cili ishte viktimë e tifozëve të Cagliarit. Mbetet të shihet cilat do të jenë masat që do të merren pas deklaratave zyrtare të Milan. /Lajmi.net/