Milan bën ofertën hapëse për De Ketelaere – 20 milionë plus bonuse

Milan ka nisur ofertën e parë drejt zyrave të Club Brugge.

Sport

04/07/2022 23:54

‘Rossoneri’ kanë rënë në pajtueshmëri brenda klubit se De Ketelaere është lojtari për t’u ndjekur këtë merkato.

Trajneri Pioli e pëlqen shumë lojtarin dhe tashmë klubi ka nisur ofertën e parë. Gianluca Di Marzio thotë se Milan kanë ofruar 20 milionë euro plus bonuse për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Club Brugge kërkon më shumë për të lëshuar kartonin e belgut, por Milan bëri ofertën më shumë për të hapur negociatat direkte.

Në garë për Charles De Ketelaere është edhe skuadra e Leeds United. /Lajmi.net/