Milan, 4-2-3-1 i të lënduarve
Një formacion i plotë jashtë fushës. Duke filluar nga portieri e deri te sulmuesit. Massimiliano Allegri gjatë afatit kalimtar të verës kishte kërkuar t’i shtohet numri i futbollistëve për shkak se nuk dëshironte të përsëritet ajo që ndodhi në stinorët paraprak, me numrin e madh të dëmtimeve. Por, edhe edicioni i ri nuk ka filluar…
Sport
Një formacion i plotë jashtë fushës. Duke filluar nga portieri e deri te sulmuesit.
Massimiliano Allegri gjatë afatit kalimtar të verës kishte kërkuar t’i shtohet numri i futbollistëve për shkak se nuk dëshironte të përsëritet ajo që ndodhi në stinorët paraprak, me numrin e madh të dëmtimeve.
Por, edhe edicioni i ri nuk ka filluar më ndryshe. Aktualisht, Rossonerët kanë nga së paku një futbollist për rol të dëmtuar, duke filluar nga portieri Gabriel i cili pësoi gjatë Audi Cup në Munichut.
Në mbrojtje, aktualisht të lënduar janë Ignazio Abate, Mattia De Sciglio, Daniele Bonera dhe Mattias Silvestre. Në mesfushë, situata është edhe më e rëndë. Leite Kaka duhet të pushojë së paku një muaj, kurse Riccardo Montolivo po ashtu nuk është në gjendje t’i ndihmojë ekipit.
Përforcimi i ri Andrea Poli vuan nga një lëndim në kofshë, ndërsa të dëmtuar janë edhe M’Baye Niang, dhe sulmuesit Stephan El Shaarawy dhe Giampaolo Pazzini.
Milani i lënduar mund të paraqitet në formacionin 4-2-3-1: Gabriel; Abate, Bonera, Silvestre, De Sciglio; Montolivo, Poli; Niang (Saponara), Kakà, El Shaarawy; Pazzini.