Milan 1:1 Sassuolo, notat e lojtarëve

8 pikë larg zonës Champions, Milani rrezikon edhe këtë vit të mbesë jashtë Ligës së Kampionëve.

Sport

08/04/2018 23:04

Milani ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Sassuolon – ndeshja e tretë me radhë pa fitore ( 2 barazime, 1 humbje).

Matteo Politano fillimisht shokoi vendasit, duke shënuar për 0-1 në minutën e 75-të, por një pikë ia siguroi Kuqezinjve Nikola Kalinic, i cili realizoi për 1-1 në minutën 85-të.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.