Milaim Zeka publikon fotografinë e paparë nga Kosharja, shihet edhe deputetja e AAK-së

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka publikuar një fotografi të paparë deri më tani nga Beteja e Koshares.

Lajme

20/04/2019 17:24

Në këtë fotografi, përveq Zekës shihet edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, si dhe nënkryetari i OVL-së, Nasim HAradinaj.

Ky është postimi i Zekës në Facebook:

Nje kujtim nga lufta e Koshares

E ruajsha kete foto, ku jane dy doktorreshat e nderuara, Timeja ( deputete), edhe Iliriana, Nasimi dhe ky luftetari madh qe ashte vra mbas lufte.

Nasimi nuk u vra ne lufte, po luftetar i madh ka qene.

Po du me i thane dy fjale per lokemadhen, nenen e Nasimit. Per bacin Smajl nuk po flas. Krejte shqipetaria e njohin.

Kisha shku me ba interviste Nasimin ne jugun e Suedise, per nje tv te Suedise. Ne fund te intervistes, iu drejtova Nasimit: – Valla nuk mundem me ndejte ne Suedi, kur njerezit po vriten, pi ikin, e po maltretohen. Po du me ardhe me ty ne Kosove! Nasimi mu drejtu: Hajde more, vetem shtrengoje permas. Ne kete moment nderhyri nana e Nasimit: – Milaimin mos e merr djali jem. Ky ashte djale hastreti, ju jeni boll. Kurr ne jete nuk e harroje nje nene te tille, e cila po i thoshte Nasimit qe edhe mu vra ai, mbesin te tjere…

Nasimi eshte ai qe eshte. Per dikend i mire, per dikend i keq. I mire apo i keq, ai ka qene luftetar i madhe i UÇK se!!!

Nasimi eshte pjese e Levizjes Kombetare prej vitit 1979! /Lajmi.net/