Milaim Zeka: Ministri kosovar shpenzoi 8 mijë euro për dhurata të dashnores

Deputeti i koalicionit PDK-AAK-NISMA nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, ka lëshuar një bombë në një intervistë në “TV Dukagjini”.

Lajme

25/07/2017 14:16

Ai së pari është shprehur se do të ishte kandidat shumë serioz për ta udhëhequr Parlamentin, teksa ka shpjeguar se i është ofruar posti ministror për të cilin nuk është i interesuar.

Në lidhje me takimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, Zeka ka thënë se presidentit të Kosovës i kanë mbetur dy gjëra: “show mediatik brenda Kosovës dhe dialogu me Serbinë”.

Ai thotë se nuk pajtohet edhe me Pal Lekajn nga AAK, se në takim nuk erdhën ata që i kanë humbur zgjedhjet, ndërsa shton se VV dhe LDK kanë vepruar mirë që nuk i janë përgjigjur ftesës së presidentit, pasi ka qenë një takim formal.

Zekaj ka theksuar se një ministër i Kosovës ka shpenzuar në udhëtim zyrtar 8 000 euro, për t’i blerë dhuratë dashnores së tij.