Milaim Zeka apel PAN-it: Ejani të enjten në seancë!

14:26 | 7 Gusht 2017

Depueteti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka, ka konsideruar se vendimi i kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci, që vazhdimi i seancës të mbahet të enjten, është i qëlluar.

Ai me këtë rast, i ka bërë thirrje koalicionit PAN (pjesë e së cilit është edhe vetë ai), që të vijë të enjten në seancë dhe ta paraqesë kandidatin për kryetar të kuvendit.

“Sidoqoftë, e kisha lutur PAN-in që të mos kërkojë qime në tlynë, po të vijë ditën e enjte me emrin e kandidatit dhe të ecim më tutje”, ka potencuar ai

Më poshtë mund ta gjeni të plotë shënimin e Zekës:

Personalisht mbeshtes ftesen e Adem Mikullovcit

Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece per mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idene se çfare eshte duke bere. Thjeshte, po tregon se eshte sinonimi me i mire i nje shoqerie feudale, turkofile, me traditen qe Bali i Shpise, mundet me tredhe miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.

Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.

Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kerkoje qime ne tlyne, po te vije diten e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Perndryshe po pergaditemi per zgjedhje te jashtezakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas ftyre per me dale edhe me kerku vota?!!!