Milaim Zeka: Albin Kurti është abuzuesi i shekullit
Gazetari Milaim Zeka ka thënë në T7 se kryetari i VV-së po gënjen të gjithë kur po thotë se do i mbronte veteranët nga Gjykata Speciale.
Lajme
“Albin Kurti është abuzuesi i shekullit”, tha ai.
“Nuk ka njëri që abuzon sikur ai me patriotizëm me shtetësi me varfëri dhe tani me speciale. Ai kishte thënë se i mbron nga Specialja veteranët. Po të ishte ashtu të gjithë liderët do i thonin eja ti dhe na mbrojë. Por nuk është kështu. Albin Kurti dëmin më të madh në historinë politike të Kosovës ja ka bërë ai dhe VV’ja”, shtoi ai.