Mikullovci: Gjykimi ndaj deputetëve të VV, cirk, komedi, farsë që nuk do ta lejoja në teatrin tim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të kësaj lëvizjeje.
Lajme
Mikullovci ka thënë se ka shkuar për ta parë nga afër gjyqtarin e rastit, Beqir Kalludra dhe gjykimin që ai bën.
“Kom pas nderin që të ha dreke me Hamëz Jasharin e s’e kam ditur kush është, e kam takuar Zahir Pajazitin e s’e kam ditur kush është dhe sot dola ta shoh gjyqtarin Kalludra”.
“Kam dal ta takojë një njeri që çon ujë përpjet, dënon njerëz pa far dëshmie. Më ka interesuar ky njeri dhe do të vi prapë se si po gjykon ky njeri”. Ka thënë ai.
Për gjykimin që po iu bëhet deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, Mikullovci e ka quajtur cirk.
“Mu duk një cirkus, një komedi dhe një farsë që në teatrin tim nuk do ta lejoja”.
“Ky është gjykim politik”, është shprehur ai.