Mikpritja e ngrohtë për anglezët do të fillojë që nga aeroporti i Prishtinës

Tifozë, lojtarë, gazetarë e kushdo tjetër nga Anglia që do t’ia mësyjë Kosovës për ndeshjen e së dielës, do të gjejë një ngrohtësi në pritje, duke filluar që nga aeroporti ‘Adem Jashari’.

Sport

15/11/2019 14:57

Në aeroport dhe në vendet e ndryshime në Republikën e Kosovës ka filluar vendoja e sloganit ‘Welcome dhe respect’, dedikuar anglezëve.

Kombëtarja e Kosovës të dielën në ‘Fadil Vokrri’ zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020, përballë Kombëtares së Anglisë, që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Shkaku i së kaluarës dhe miqësisë së madhe që ekziston mes dy vendeve, në Kosovë është duke u punuar shumë për një pritje sa më madhështore për mysafirët nga Anglia.

Me të ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’, mysafirët anglezë do të ndjejnë ngrohtësinë e pritjes, duke ua zënë syri sloganin ‘‘Welcome dhe respect’.

Vlen të ceket se atmosferë e miqësisë së madhe është vërejtur edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli, me tifozët nga Kosova që kishin shprehur falënderime të ndryshme për popullin anglez./Lajmi.net/