Mikja e gruas serbe të Schweinit, zbulon diçka interesante

Ana Ivanovic dhe Bastian Schweinsteiger duket se këtë vit do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në martesë.

Sport

08/02/2016 19:52

Ajo që ka folur për një event të tillë është fituesja e Australian Open në tenis, gjermania Angelique Kerber, bashkëkombase e Schweinsteiger dhe mike e ngushtë me Ana Ivanovic.

“Ana dhe Bastian më dërguan foto dhe festuan triumfin tim në Australian Open”, deklaroi Kerber. “Ata janë fantastikë. Jam shumë e lumtur që do të martohen”, shkruan TCH.

Lidhja mes Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic ka nisur në vitin 2014 pas përfundimit të Botërorit të Brazilit.

Në atë kohë, mesfushori i Manchester United i dha fund historisë së tij 6 vjeçare me modelen Sarah Brandner për të nisur atë me tenisten bukuroshe serbe.