‘Mikëpritja’ shqiptare për Ronaldon (FOTO)

13:56 | 7 Shtator 2015

Shqiptarët janë të njohur si njerëz shumë mikëpritës, mirëpo kur është puna te portugezi Cristiano Ronaldo, historia qëndron ndryshe.

Në vitin 2009 kur Portugalia luante ndaj Shqipërisë në Qemal Stafa, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Botëror, tifozët shqiptarë ishin përkujdesur që 90 minutat e ndeshjes të jenë shumë me të gjatë për luzitanët duke krijuar atmosferë të mrekullueshme.

Pjesë e koreografisë dhe banerëve të tifozëve në tribuna ishte edhe një fotografi tallëse për Cristiano Ronaldon.

Në foto ishte Ronaldo i cili kishte të vendosur kurorën, në dorë mbante lule dhe titullin “Miss World”.