Mike Tyson konsumon marihuanë në vlerë 40 mijë dollarë çdo muaj

Ish kampioni i boksit në pesha të rënda, Mike Tyson, zbuloi se pi marihuanë me vlerë 40 mijë dollarë çdo muaj, përkatësisht dhjetë tonë.

ShowBiz

14/08/2019 14:01

Ish-boksieri 52-vjeçar gjithashtu shet kanabis në vlerë prej 500,000 dollarë çdo muaj nga ferma e tij 420-hektarëshe në Kaliforni, potencoi ai në një intervistë për Hotbox, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund ta besoj dot se po jap intervistë duke konsumuar marihuanë”, tha Tyson në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ai ka plane të guximshme për ranch-in e tij, ku planifikon të bëjë shesh lojërash, hotel luksoz, si dhe fushë golfi.

Tyson thotë se vizioni i tij është që të edukohet dhe të përfshihet publiku në vetitë shëruese të kanabisit dhe kanabidiolit.

Pjesëmarrësit do të lejohen të pinë marihuanë kudo në park, përveç zonave ku shiten pije. /Lajmi.net/