Mike Maignan është shpallur portieri më i mirë i sezonit

Portieri i Milan, Mike Maignan është emëruar më i mirë i sezonit në Seria A.

Sport

20/05/2022 19:29

Milan janë shumë pranë që të shpallen kampion të këtij stinori në Seria A.

E suksesi i tyre ka ardhur edhe nga forma e mirë e portierit të tyre.

Francezi në shumë ndeshje ka pasur paraqitje vendimtare, kështu duke e mbajtur gjallë shpresën e ‘Rossonerëve’ për Scudetto.

E forma e mirë e tij, ka bërë që ai të shpallet portieri më i mirë i sezonit në Seria A.

Në 31 paraqitje sa ka pasur gjithsej në ligën italiane, ka pranuar 21 gola ka mbajtur portën e paprekur në 16 raste./Lajmi.net/