Mijëra tifozë po e presin Kombëtaren (FOTO)

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të mbërrijë rreth orës 14:00, në aeroportin e Rinasit, pas suksesit historik të arritur në Armeni.

Sport

12/10/2015 13:36

Mijëra tifozë janë nisur drejt aeroportit për ta pritur Kombëtaren e Shqipërisë, pas arritjes së kualifikimit në ‘EURO 2016’.

Flamuj të shumtë dhe këngë, po e përshkojnë atmosferën momentale në aeroportin e Tiranës, ndërsa atmosferë e zjarrtë po mbretëron edhe në kryeqytetin shqiptar, në pritje të heronjve të kombit.

rinas 1