Mijëra qytetarë nderojnë viktimat e sulmit në Manchester (Foto)

Mëngjesin e kësaj të enjteje në qendër të Manchester-it janë mbajtur homazhet për 22 të rinjtë që humbën jetën gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Bota

25/05/2017 15:06

Me mijëra njerëz, familjarë dhe jo vetëm, ashtu siç shihen edhe në galerinë e fotografive u mblodhën në Sheshin e “Shën Anna-s” për të mbajtur një minutë heshtje.

Siç raporton “The Sun” së bashku me qytetarët kanë qenë edhe Kryetari i Bashkisë së Manchesterit Eddy Newman, me kreun e Këshillit Sër Richard Leese dhe Lord – Lieutenant, por edhe boksieri Ricky Hatton, i cili ka mbajtur edhe buqeta lulesh ne duar.

2

Pas heshtjes që nisi në orën 11:00 dhe e cila u respektua nga turma e njerëzve ata interpretuan një nga këngët klasike të Oasis “Don’t Look Back In Anger”.  Sheshi i “Shën Anna-s” u mbulua nga kurorat e mëdha me lule, nga qirinjtë, nga tullumbacet në formë ylli e zemre me ngjyra të ndryshme.

222