Mijëra londinezë japin mbështetje refugjatëve

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendrën e Londrës në shenjë mbështetje refugjatëve ndërsa pritet se tubime të ngjashme do të organizohen edhe në kryeqendrat tjera evropiane.

Bota

12/09/2015 17:03

Disa mijëra njerëz janë mbledhur në Hyde Park në Londër dhe siç bën të ditur korrespodenti i AFP-së ata mbajnë pllakate ku midis tjerash shkruan: “Hapni kufijtë” .

Përveç tubimeve në Londër janë paralajmëruar tubime të ngjashme edhe në Berlin, Vjenë dhe Lisbonë.