Mijatovic: Atletico – Barcelona 2:1, Reali kampion i La Ligës

Ish sulmuesi i Real Madridit, Predrag Mijatovic beson se Atletico Madrid do ta mposhtë Barcelonën në Vicente Calderon duke bërë që Los Blancos të shpallen kampion të La Ligës.

Sport

09/05/2015 12:15

Barcelona ka dy pikë më tepër se Real Madrid, tri xhiro para përfundimit të La Ligës.

Por, ish sulmuesi i Los Blancos, Predrag Mijatovic beson se ekipi nga Santiago Bernabeu do të shpallet kampion.

Kjo për faktin se ai pret që Atletico Madrid të fitojë kundër Barcelonës në Vicente Calderon, në xhiron e parafundit.

“Kam besim të madh tek Atletico, si kampion në fuqi i La Ligës, do të fitojë me rezultat 2:1”, deklaroi Mijatovic për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

“Kurse, ne do ta mposhtim Espanyolin 2:0”, u shpreh ai.