Mihrije Braha flet për operacionet plastike

Mihrije Braha ka demantuar të gjtha thashethemet se ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në ndonjë pjesë të fytyrës ose trupit të saj, por që kur të vijë koha ndoshta edhe do të bëjë.

ShowBiz

22/03/2014 16:58

Gjithmonë është folur për dukjen e saj të re edne edhe pas shumë viteve. Shumë kanë thënë se ajo sigurt ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Tani Mihrije Braha ka vendosur se është koha të demantojë gjithçka, duke thënë se ajo nuk ka bërë as edhe një operacion plastik.

Ajo gjithashtu është shprehur kundër operacioneve plastike në moshën e re dhe nuk e kupton se si vajzat marrin guxim t’i bëjnë ato, gjatë një interviste për gazetën Panorama.

Por, duke mos e anashkaluar mundësinë që edhe ajo vetë të bëjë ndonjë operacion kur t’i vijë koha, nëse kjo do ta bëjë të ndihet mirë, në pleqëri.

Në një nga emisionet e mëparshme Mihrija ka thënë se ajo nuk ka dëshirë t’i tregojë moshën askujt dhe sa herë e kanë pyetur se sa vjet i ka, ajo kurrë nuk ka treguar.

Tani për tani ajo është mjaft në formë dhe duket se nuk i duhet asnjë ndërhyrje, ende.