Mihali flet për Specialen: Padrejtësia më e padurueshme e shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje ka konsideruar themelimin e Gjykatës Speciale si padrejtësinë më të padurueshme të shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte. Ajo nuk e la pa e përmendur edhe kohën dhe mënyrën se si ishte themeluar kjo gjykatë nga pushteti i asaj kohe, përcjell lajmi.net Për votimin…

Lajme

03/08/2024 22:50

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje ka konsideruar themelimin e Gjykatës Speciale si padrejtësinë më të padurueshme të shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte.

Ajo nuk e la pa e përmendur edhe kohën dhe mënyrën se si ishte themeluar kjo gjykatë nga pushteti i asaj kohe, përcjell lajmi.net

Për votimin e kësaj gjykate ajo tha se ishin deputetët e LDK-së dhe PDK-së që kanë insistuar për ta themeluar.

“Si sot 9 vite më parë deputetët e PDK dhe LDK nën këmbënguljen e ish zvkryeministrit të asaj kohe dhe ish kryetarit të Kuvendit votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, pas 8 orësh debat teksa jashtë protestonim. Ai ishte votim për ndryshime kushtetuese me 82 vota, për ligjin për dhomat e specializuara, që Qeveria LDK-PDK e kishte negociuar në Bruksel dhe të ligjit për kompensimin e mbrojtjes“, shkroi ajo.

Tutje, ajo tha se Ligji për Gjykatën Speciale është shenja me e errët që sipas saj i ka prodhuar kombinimi LDK-PDK.

“As organizata të shoqërisë civile, as individë me profil publik, e as profesorë të së drejtës nuk u panë as me 26 qershor e as me 3 gusht në protestën para Kuvendit. As në shkrime, analiza e komente. Madje në tryezën që patëm organizuar shumica që thërrisnim as nuk guxonin të merrni pjesë.  Ato amendamente kushtetuese, ai ligj dhe ai konstruksion i futur brenda sistemit të Kosovës janë shenja më e errët në historinë e Kosovës, pas marrëveshjes për Zajednicën që ka prodhuar kombinimi LDK-PDK. Gjykata speciale mbetet padrejtësia më e padurueshme e shkaktuar Kosovës nga vet drejtuesit e saj pas lufte./Lajmi.net