Mihajlovic, zënkë me lojtarët

Tensionet në skuadrën e Milanit janë rritur pas barazimit me Torinon.

Sport

20/10/2015 20:52

Sinisa Mihajlovic ka pasur një zënkë me fjalë me mbrojtësin Alex, pasi ky i fundit nuk i kishte zbatuar urdhërat e tij, shkruan ‘Tuttosport’.

Serbi kishte kërkuar nga Cerci që ta ekzekutonte një gjuajtje të lirë, ndërsa këtë e kishte bërë Alex, duke e dërguar topin lartë mbi portë, andaj kjo gjë e ka nervozuar trajnerin, transmeton Panorama Sport

Ai ka qenë i pakënaqur edhe me gabimin e Diego Lopez te goli i barazimit të Torinos.

Kujtojmë që Milan e ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit në Serie A.