Mihajlovic e dëshiron Kupën e Italisë me Milanin
Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, ka thënë se ata duhet ta synojnë fitimin e Kupës së Italisë këtë edicion.

Sport
Mihajlovic ka deklaruar se Kupa e Italisë është e rëndësishme për ta, andaj edhe do të tentojnë ta fitojnë atë.
“Kupa e Italisë është një synim i rëndësishëm për ne dhe duam që të tentojmë ta sjellim në shtëpi”, tha ai.
“E dijmë që s’do të jetë e lehtë, por kur ju jeni Milan, obligimi është ta fitoni secilën ndeshje”, shtoi Mihajlovic.
Rossonerët luajnë ndaj Crotones të martën në rrethin e katërt të këtij trofeu.