Mignolet për Alisson: Mund të mësoj shumë nga unë

Simon Mignolet ka bërë një deklaratë të papritur në lidhje me Alisson Becker.

Sport

06/01/2019 17:29

Simon Mignolet ka thënë se Alisson Becker mund të mësoj shumë nga ai.

30-vjeçari po qëndron më shumë në stol te Liverpooli, pasi portieri brazilian është numri një në portën e të kuqve.

“Stoli? Natyrisht se nuk është e lehtë kjo gjë”, tha fillimisht Mignolet, përcjell lajmi.net.

“Unë qëndroj prapa Alisson, i cili është një portier shumë i mirë – ndoshta në pesë më të mirët në botë.

“Ai mund të mësoj shumë gjëra nga unë, për shkak të përvojës që kam, por edhe unë mund të mësoj nga ai”, ka shtuar më tej portieri belg. /Lajmi.net/