Migjen Basha rikthehet në Itali
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, pritet të rikthehet në Itali.

Merkato
Migjen Basha do të largohet nga Luzerni për tu transferuar te Como që bën gara në Serie B, transmeton Sportal.
Lojtari nuk luante rregullisht te skuadra zvicerane, gjë që e shtyri atë të vihet në kërkim të një ekipi të ri.
Mediat italiane kanë shkruar se marrëveshja është arritur ndërsa zyrtarizimi i saj pritet të bëhet brenda ditës.
E vetmja gjë që është duke munguar është nënshkrimi dhe kjo gjë do të kryhet brenda ditës së sotme.