Miftaraj: Kjo qasje refuzuese e Serbisë sot përfundoi me vrasjen e një polici në Serbi

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi së fundmi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se qasja refuzuese për bashkëpunim policor e gjyqësorë e Serbisë në raport me Kosovën rezultoi me vrasjen e një polici në Serbi. Ai ka thënë se shteti serb në vazhdimësi po refuzon bashkëpunimin policor dhe  gjyqësor…

Lajme

18/07/2024 20:25

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi së fundmi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se qasja refuzuese për bashkëpunim policor e gjyqësorë e Serbisë në raport me Kosovën rezultoi me vrasjen e një polici në Serbi.

Ai ka thënë se shteti serb në vazhdimësi po refuzon bashkëpunimin policor dhe  gjyqësor në çështjet penale me Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Kjo qasje refuzuese e Serbisë sot përfundoi me vrasjen e një polici në Serbi me dyshim të bazuar se vepra u krye nga një i arratisur nga vuajtja e denimit në burgjet e Kosovës. Sikur të kishte bashkepunim policor dhe gjyqesor do te shkembeheshin informata policore mes dy shteteve te cilat lehtesisht do parandalonin vrasjen duke arrestuar dhe kthyer ne Kosove personin e arratisur“, ka shkruar ai.

Tutje, Miftaraj është shprehur se një rast i tillë edhe mund të përdoret nga Serbia në aspektin politik.

“Vrasja e policit ne Serbi edhe mund te perdoret ne aspektin politik per perdorim te brendshem ne Serbi por faktet jane se Serbia eshte kthyer ne parajse per kriminelet qe kryejne krime ne Kosove, sikurse kriminelet qe ikin nga Kosova kerkojne shpetim ne Serbi dhe Bosne dhe Herzegovine si shtete qe refuzojne bashkepunimin me Kosoven“, tha Miftaraj në postimin e tij.

Një reagim i tillë erdhi pas ngjarjes së sotme ku një polic serb dyshohet se u vra nga Faton Hajrizaj i cili tashmë është në arrati./Lajmi.net