Mido, Bales: Transferohu te kjo skuadër

Ish sulmuesi i Tottenhamit, Mido, ka kërkuar nga Gareth Bale që të harrojë pagën e tij të madhe te Real Madrid dhe t’i bashkohet skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Sport

23/05/2019 17:36

Anësori uellsian po kalon momentet më të këqija që nga koha e transferimit në ‘Santiago Bernabeu’, ku trajneri Zinedine Zidane i ka kërkuar largimin.

Mido që ka qenë pjesë e Tottenham për dy vite e gjysmë, ka insistuar që Bale duhet të largohet nga gjigantët spanjollë, dhe të kthehet në futbollin anglez.

“Ai ka aq shumë para, jam i sigurt se do të jenë mjaft për të pasur një jetë të lumtur me familjen e tij”, ka deklaruar Mido, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai duhet të ndihet i dashur dhe njerëzit në Tottenham e duan. Nëse kthehet, ai do të jetë përsëri një nga lojtarët më të mirë në Premierligë”./Lajmi.net/