Mickoski: Mos-marrja e datës, rezultat i politikave të gabuara të Qeverisë

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare tha se Maqedonia e Veriut sot ballafaqohet me zhgënjim, pasi që politikat e qeverisë aktuale bënë që vendi të mos merr datë për fillimin e negociatave me BE-në. Mickoski tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se sa më shpejtë që është e mundur vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Lajme

18/10/2019 14:46

“Mos marrja e datës për negociata është lajm jo i mirë për Maqedoninë. E gjithë kjo është rezultat i politikave të gabuara të viteve të fundit . Vendimi i tillë për mos-marrjen e datës është humbje , por është humbje për politikat e Zoran Zaevit dhe të qeverisë, politikë pa koncept pa vizion, me korrupcion dhe mashtrime. Kjopolitikë na shtyu të heqim dorë nga shumë gjëra dhe në fund të përfundojmë pa sukses. Duhet të jemi vetë-kritik dhe të pranojmë se Maqedonia datë për shkak të mungesave të reformave”- tha mes tjerash Mickoski.