Michelle Keegan, femra që po i çmend të gjithë

Siç duket bukuroshja Michelle Keegan kudo që shkon arrin të kthejë vëmendjen kah vetja e saj, me bukurinë që mbizotëron.

ShowBiz

06/07/2014 16:15

Në çdo festival, ndeja apo koncerte të ndryshme, Michelle Keegan me një sukses shumë të lartë arrin që të kthejë vëmendjen e fansave kah vetja e saj, pasi cilësohet si njëra ndër femrat më të bukura në planet.

Ajo e ka konfirmuar një gjë të tillë edhe kësaj rradhe, pasi ishte ylli i ditës së djeshme në Uells në festivalin Truckfest 2014.

Zeshkanja u paraqit me një stil shumë të thjesht por mjaft mbresëlënës. Ajo i kishte të kapura flokët e saj teksa kishte veshur një bluzë të zezë dhe shumë modeste.