Michael Zorc flet për të ardhmen e Haaland

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund ka folur për të ardhmen e Erling Haaland.

Sport

12/04/2021 10:08

Erling Haaland padyshim është njëri nga lojtarët më të përfolur në Evropë, shkruan lajmi.net.

Talenti norvegjez është duke shkëlqyer në fanellën e Borussia Dortmundit që nga transferimi i tij në Gjermani.

Haaland u transferua për 30 milionë euro nga RedBull Salzburg dhe tani çmimi i tij vlerësohet të jetë mbi 150 milionë euro.

Klube si Manchester United, Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea janë disa nga klubet e përfolura që kanë interesim.

Por, tani, Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc duke folur për “ARD-Sportschau” thëksoi se Haaland është pjesë themelore e projektit të tyre.

“Ne kemi një plan të qartë për sezonin e ardhshëm dhe Haaland është pjesë e tij”, deklaroi Zorc./Lajmi.net/