Michael Schumacher sërish në sallën e operacionit
Shëndeti i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ende mbetet një sekret për të gjithë.

Sport
Familja nuk ka dashur të zbulojë asgjë për shëndetin e Michael, që nga koha e aksidentimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet e Francës teksa po skijonte.
Kanë qenë miqtë e tij, Jean Todt dhe Felippe Massa që kanë folur shumë pas për Michael, por ka zbuluar detaje të rëndësishme, pas vizitave që kishin në shtëpinë e familjes së tij.
Në Itali raportojnë se Michael Schumacher mund të rikthehet në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një transfuzioni të qelizave burimore, përcjell lajmi.net.
Një ndërhyrje të njëjtë Schumacher e kishte bërë edhe në tetor të vitit 2019./Lajmi.net/