Michael Cohen padit Donald Trump

Michael Cohen, ish-avokati personal i Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, paditi të enjten Organizatën Trump.

Bota

07/03/2019 19:14

Këtë padi e ka ngritur duke e akuzuar atë për renegimin në detyrimin e tij për të mbuluar tarifat ligjore dhe kostot që ai kishte shkaktuar, duke punuar në emër të tij.

Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë shtetërore të Nju Jorkut në Manhatan, Cohen tha se Organizata Trump refuzoi ta zhdëmtonte atë pasi u bë e qartë se do të bashkëpunonte me hetimet në punën e tij për organizatën, transmeton lajmi.net.

Cohen gjithashtu ka akuzuar më herët presidentin Trump për bashkëpunime me Rusinë.