Miami Heat pëson nga Brooklyn Nets

Miami Heat vazhdon me humbje në NBA. Miami u mposhtën me rezultat të thellë 100 – 129 nga Brooklyn Nets. Ndeshja më mirë nisi për Miami Heat, pasi në çerekun e parë fituan me rezultat më të thellë. Megjithatë, Brooklyn u rikthyen në lojë dhe arritën të përmbysin gjithçka, duke marrë me vete edhe fitoren.…

Sport

26/03/2023 07:19

Miami Heat vazhdon me humbje në NBA.

Miami u mposhtën me rezultat të thellë 100 – 129 nga Brooklyn Nets.

Ndeshja më mirë nisi për Miami Heat, pasi në çerekun e parë fituan me rezultat më të thellë.

Megjithatë, Brooklyn u rikthyen në lojë dhe arritën të përmbysin gjithçka, duke marrë me vete edhe fitoren.

Për skuadrën fituese më i mirë ishte Mikal Bridges, i cili shënoi 27 pikë.

Kurse të Miami i dalluar ishte Max Strus me 23 gjithsej.

Nets numërojnë në total 40 fitore këtë sezon, teksa kanë edhe 34 humbje.

Në anën tjetër Miami Heta pësuan humbjen numër 35 dhe kanë 40 fitore./Lajmi.net/