Miami Heat pëson humbje nga Charlotte Hornets

Miami Heat ka marrë humbjen e radhës në NBA. Ata u mposhtën 117 – 122 nga Charlotte Hornets, shkruan lajmi.net. Ndeshja filloi në mënyrë të baraspeshuar me në fund fituese Charlotte. I dalluar në radhët e skuadrës triumfuese ishte Terry Rozier me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime. Kurse, për Miami shkëlqeu ylli Jimmy…

Sport

30/01/2023 08:17

Miami Heat ka marrë humbjen e radhës në NBA.

Ata u mposhtën 117 – 122 nga Charlotte Hornets, shkruan lajmi.net.

Ndeshja filloi në mënyrë të baraspeshuar me në fund fituese Charlotte.

I dalluar në radhët e skuadrës triumfuese ishte Terry Rozier me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Kurse, për Miami shkëlqeu ylli Jimmy Butlet me 28 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Charlotte në 51 ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej kanë vetëm 15 fitore dhe 36 humbje.

Ndërsa Miami numëron 28 fitore dhe 23 humbje nga 51 ndeshje të zhvilluara këtë sezon./Lajmi.net/