Miami Heat ia shkakton humbjen e radhës Orlando Magic

Miami Heat ka marrë fitore këtë xhiro në NBA. Ata mposhtën 110 – 105 skuadrën e Orlandos, shkruan lajmi.net. Ndeshja në tri çerekët e parë ishte më e baraspeshuar. Me njërën skuadër që krijonte avantazh, por të vogël ndaj tjetrës. Megjithatë, diferencën Miami e bën në çerekun e fundit. Duke e fituar me nëntë pikë…

Sport

28/01/2023 10:21

Miami Heat ka marrë fitore këtë xhiro në NBA.

Ata mposhtën 110 – 105 skuadrën e Orlandos, shkruan lajmi.net.

Ndeshja në tri çerekët e parë ishte më e baraspeshuar.

Me njërën skuadër që krijonte avantazh, por të vogël ndaj tjetrës.

Megjithatë, diferencën Miami e bën në çerekun e fundit.

Duke e fituar me nëntë pikë dallim nga Orlando.

Më i dalluari në parket për Miami ishte Jimmy Butler.

Ai shënoi gjithsej 29 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

I mirë për skuadrën e Orlandos ishte Cole Anthony me 19 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Për Miamin kjo ishte fitorja e 28 këtë sezon në NBA, teksa kanë edhe 22 humbje në gjithsej 50 ndeshje sa kanë zhvilluar.

Në anën tjetër Magic janë në një moment të vështirë, pasi në 49 ndeshje sa kanë luajtur në total, kanë 19 fitore dhe 30 humbje./Lajmi.net/