Miami feston në Toronto

Kampioni në fuqi i NBA ligës, Miami Heat fitoi në udhëtim te Toronto me rezultat 104:95. LeBron James udhëhoqi Heat në të gjitha kategoritë dhe ishte shumë pranë të realizojë dyshifror të trefishtë. Ai shënoi 35 pikë, bëri tetë kërcime dhe tetë asistime. Dwayne Wade shtoi 20 pikë për Heat, të cilët në këtë ndeshje…

Sport

06/11/2013 11:27

Kampioni në fuqi i NBA ligës, Miami Heat fitoi në udhëtim te Toronto me rezultat 104:95. LeBron James udhëhoqi Heat në të gjitha kategoritë dhe ishte shumë pranë të realizojë dyshifror të trefishtë.

Ai shënoi 35 pikë, bëri tetë kërcime dhe tetë asistime. Dwayne Wade shtoi 20 pikë për Heat, të cilët në këtë ndeshje u paraqitën pa ish qendrën e Raprots, Chris Bosh.

Në Konferencën perëndimore u zhvillua derbi mes Denver Nuggets dhe finalistit të edicionit të kaluar, San Antonio, ku Spurs festuan falë paraqitjes fantastike në çerekun e katërt. San Antonio ishte në disavantazh prej gjashtë pikësh, por e fitoi periudhën e fundit me rezultat 30-16 duke shënuar fitore me rezultat 102:94.

Tony Parker ishte më efikasi me 24 pikë, kurse Tim Duncan shtoi 17 pikë.

Rezultatet, realizatorët dhe top 10 aksionet:

Toronto – Miami 95-104 (Valanciunas 18 – James 35)

Detroit – Indiana 91-99 (Monroe 14 – George 31)

Brooklyn – Utah 104-88 (Lopez 27 – Kanter 21)

New York – Charlotte 97-102 (Anthony 32 – Walker 25)

New Orleans – Phoenix 98-104 (Gordon 20 – Bledsoe 25)

Dallas – LA Lakers 123-104 (Ellis 30 – Young 21)

Denver – San Antonio 94-102 (Lawson 20 – Parker 24)

Portland – Houston 101-116 (Lillard 22 – Harden 33)

Sacramento – Atlanta 100-105 (Thomas 26 – Millsap 25)