M’i shanë fëmijët

Jack Wilshere ka pranuar se gaboi me reagimin e tij duke ua ngritur gishtin e mesëm tifozëve të Manchester Cityt por u arsyetua se e kishte të vështirë që si prind të dëgjonte fyerje ndaj fëmijëve të tij. Mesfushori i Arsenalit u suspendua me dy ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) për…

Sport

24/12/2013 14:55

Jack Wilshere ka pranuar se gaboi me reagimin e tij duke ua ngritur gishtin e mesëm tifozëve të Manchester Cityt por u arsyetua se e kishte të vështirë që si prind të dëgjonte fyerje ndaj fëmijëve të tij.

Mesfushori i Arsenalit u suspendua me dy ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) për reagimin e tij ndaj tifozëve kundërshtarë në humbjen 6:3 në Etihad Stadium.

Por, ai e mbrojti veten duke shkruar në Twitter: “Nuk është dashur të reagoja në atë mënyrë por e di se të gjithë ju që jeni prindër i doni fëmijët e juaj ashtu sikurse unë. Andaj, duket sikur duhet të mësohem të ballafaqohem me fyerje ndaj fëmijëve të mi në të ardhmen”.

Wilshere ka dy vajza me të dashurën e tij Lauren Neal. Archie 2 vjeçe dhe Delilah, që lindi në shtator të këtij viti.