MH17: Mbetjet e aeroplanit po dërgohen për hetim në Holandë

Kanë filluar punimet për të hequr mbetjet e aeroplanit nga zona e rrëzimit të fluturimit MH17, i cili u besohet se u qëllua me armë zjarri dhe u rrëzua në zonën e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Bota

16/11/2014 10:23

Kështu informojnë zyrtarët holandezë, të cilët thonë se mbetjet po transportohen në Holandë për hetime.

Mbetjet e aeroplanit mund të ndihmojnë në “hetimin mbi shkakun e aksidentit”, ka thënë përmes një deklarate Bordi i Sigurisë të Holandës, duke shtuar se synohet që përmes mbetjeve të rindërtohet një pjesë e aeroplanit.

Aeroplani i Malaysia Airlines, i cili po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u rrëzua mbi Ukrainë në korrik të këtij viti. 298 persona sa ishin gjithsej në bord humbën jetën.