Mezani: Tifozët më mbështesin gjithmonë, sot kemi bërë gabime amatoreske por kampionati është i gjatë

Gentjan Mezani iu ka kërkuar ndjesë tifozëve për fillimin e shëmtuar të kampionatit nga ana e Gjilanit, që u mund 4:0 nga Feronikeli në Drenas.

Sport

20/09/2020 16:41

Tekniku vlonjat ka theksuar se skuadra e tij bëri gabime amatoreske.

“Mendoj që Feronikeli shfrytëzoi mirë gabimet tona. Ata e deshën fitoren më shumë dhe kjo ishte arsyeja se pse fitoi. Ne nuk arritëm të shfaqim atë që mund të shfaqim”, u shpreh Mezani për Art Sport.

“Kemi bërë gabime amatoreske si skuadër. Shpresoj t’i përmirësojmë sa më shpejtë sepse gabime të tilla nuk fallen. Kampionati është i gjatë, por është mirë që gabimet t’i përmirësojmë më shpejtë”.

“Kemi pasur mungesa, por s’duhet të shfajësohemi. Lojtarët që futen në fushë duhet të japin maksimumin e jo të pësojnë katër gola”.

“Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve, po ashtu edhe skuadra. Sot nuk i kemi gëzuar dhe besoj që duhet t’iu kërkojmë falje dhe që nga ndeshja tjetër të bëjmë më mirë”, theksoi ai.