Mexes ushtron ‘Kung Fu’ te Chicharito (Video)

Mbrojtësi i Milanit, Phipippe Mexes ka bërë një ndërhyrje mjaft të rrezikshme te sulmuesi i Real Madridit, Javier Hernandez 'Chicharito'.

Sport

30/12/2014 22:17

Mbrojtësi i Milanit, Mexes njihet si një lojtar me tipare agresive dhe të ashpra. Këtë gjë, ai e vërtetoi më së miri në takimin ndaj Realit.

Mexes ka ndërhyrë në mënyrë ‘Kung fu’ te sulmuesi i Real Madridit, Javier Hernandez ‘Chicharito’ i cili u shpreh mjaft i irrituar.

Për fat të mirë, meksikani shpëtoi pa lëndime të rënda, dhe ndeshja vazhdoi në mënyrë normale. Milani shënoi fitore me rezultat 4-2 kundër Realit.

Video