Mexes e paguan ‘grushtin’
Komisioni disiplinor i Federatës italiane të Futbollit ka suspenduar për katër ndeshje qendërmbrojtësin e Milanit, Philippe Mexes pas goditjes së tij ndaj mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini, dhe përjashtimin me karton të kuq gjatë duelit të së dielës në Torino. Francezi e qëlloi me grusht Chiellinin gjatë një goditje nga këndi – incident që nuk…
Sport
Komisioni disiplinor i Federatës italiane të Futbollit ka suspenduar për katër ndeshje qendërmbrojtësin e Milanit, Philippe Mexes pas goditjes së tij ndaj mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini, dhe përjashtimin me karton të kuq gjatë duelit të së dielës në Torino.
Francezi e qëlloi me grusht Chiellinin gjatë një goditje nga këndi – incident që nuk u vërejt nga gjyqtarët – kurse më vonë u përjashtua pas një ndërhyrje ndaj Sebastian Giovincos.
Por, të hënën Mexes u dënua në bazë të provave televizive. Ish futbollisti i Romës u suspendua për tri ndeshje për veprimin e dhunshëm, kurse një takim tjetër shtesë të ndëshkimit e mori për shkak të përjashtimit.