Meteori shpërthen mbi Florida, banorët në panik (VIDEO)

Një meteor që ka shpërthyer shumë pranë tokës ka shndritur aq shumë sa dhjetëra banorë të alarmuar kanë telefonuar policinë me pretendimin se ka filluar një sulm alien, raporton “The Sun”.

Bota

25/11/2016 18:38

Banorë të zonës treguan se në qiell kanë parë një dritë të fuqishme e më pas dëgjuan një shpërthim të fuqishëm të largët që është dukur sikur ka dridhur tokën.

Fenomeni natyror ka ndodhur mbrëmjen e 21 nëntorit dhe është filmuar nga një patrullë policie në Florida.

Pak orë më pas një tjetër meteor ka rënë në Japoni, e cila sapo ishte tronditur nga një tërmet 7.4 ballë. /tch/.

YouTube player