METEO: Gjermania regjistron muajin qershor më të nxehtë në histori

Rekordi i mëparshëm ishte 38,5 gradë Celsius.

Bota

26/06/2019 21:59

Gjermania ka regjistruar nivelin më të lartë të temperaturës ndonjëherë në vend për muajin qershor, njoftoi sot shërbimi kombëtar meteorologjik.

Rekordi u thye në qytetin Coschen pranë kufirit mes Gjermanisë dhe Polonisë, ku temperatura arriti 38,6 gradë Celsius.

Rekordi i mëparshëm ishte 38,5 gradë Celsius për muajin qershor, që u arrit në datat 27-28 të vitit 1947, në qytetin perëndimor të Buehlertal. /ata.gov.al