Metaj: LDK e ka të sigurt postin e kryeministrit me PDK-në
Anëtari i LDK-së, Bardhyl Metaj ka thënë se partia e tij e ka të sigurt postin e Kryeministrit, nëse pranon të jetë në koalicion me PDK-në.

Lajme
Ai këto deklarime i bëri gjatë një interviste dhënë për emisionin Zona B të Klan Kosovës.
“PDK-ja është ajo që po dëshiron me çdo kusht. LDK-ja sot e ka të sigurt postin e Kryeministrit në koalicion me PDK-në. Por, vet fakti që ne duam ndryshim, ne kemi arrit të bëjmë një koalicion”, tha Metaj.
Më tej, Metaj nuk ka ngurruar të shtojë se PDK-ja është streha më e fortë politike për të korruptuarit.
“Strehë më të fortë politike për njerëz të korruptuar se PDK-ja nuk ka. Njerëzit e LDK-së që do të jenë të akuzum për korrupsion, do të jenë dy herë më të ashpër sesa të akuzuarit për korrupsion të PDK-së”, tha Metaj për Klan Kosova.