Meta: Kosova dhe Serbia të konsolidojnë marrëdhëniet pa prekur kufijtë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se për paqen jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë, janë të nevojshme marrëdhëniet e mira ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme

16/09/2018 19:53

“Për paqen, jo vetëm të rajonit tonë, është thelbësore që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet e tyre dhe të shkojnë së bashku në rrugën e integrimit europian, pa prekur çështjen kufitare”, tha Meta për gazetën italiane “Il Messaggero”.

Ai kështu iu përgjigj pyetjes nëse ai ka frikë për destabilizimin e rajonit, pas tensioneve të fundit midis Beogradit dhe Prishtinës.

Përveç marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, Meta foli edhe për takimin me Papën në Vatikan, si dhe vlerësimin e BE-së për përparimin e Shqipërisë në rrugën europiane