Meta: Kjo Shqipëri nuk e ndihmon Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qeveria e Ramës nuk e ndihmon Kosovën.

Lajme

02/10/2020 16:03

Sipas Metës, vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave i ndihmon Kosovës.

“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, shkroi Meta.

Së fundmi, kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë përplasur në distancë rreth disa çështjeve, ku më e fundit lidhet me rastet që Shqipëria ka humbur ose jo në Arbitrazh./Lajmi.net/